Telegrafi

Guardiola ‘arsyeton’ humbjen dhe dështimin e skemave taktike

Pep Guardiola ka folur pas humbjes ndaj Leicester Cityt.

Manchester City ka humbur edhe ndeshjen e dytë radhazi në Ligën Premier, pasi u mposht me rezultat 4-2 nga Leicester City.

Pas kësaj humbje, Guardiola tha se të gjithë menaxherëve iu nevojitet kohë, teksa sipas tij humbja nuk ka të bëjë me formacionet që po i ndërron.

Lexo po ashtu Leicesteri i jep leksion Cityt të Guardiolas, het-trik nga Vardy (Video)

“Të gjithë menaxherëve iu nevojitet kohë”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, kur u pyet në lidhje me mbajtjen e një formacion të caktuar çdo javë, Guardiola u përgjigj: “Kjo nuk është në lidhje me sistemin”. /Telegrafi/