Xabi Alonso shumë shpejtë do të kthehet si një prej trajnerëve më të mirë, ka thënë Pep Guardiola.
Alonso ka bërë zyrtare largimin në fund të sezonit.
Por kjo nuk e ka çuditur Guardiola, i cili thotë se lojtari do të kthehet shumë shpejtë me futboll.
“Kam qenë me fat që e kam pasur në skuadër sa ishte te Bayern Munich. Ai do të bëhet një trajner. Do të jetë i mirë”.
Alonso ka pasur një karrierë të madhe duke filluar nga viti 2000 kur luajti me Real Sociedadin.
Ai luajti dhe për Liverpoolin dhe Real Madridin, ndërsa ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.
“Ai është një nga mesfushorët më të mirë që e kam parë gjatë jetës time. Ai e kupton lojën. Më pëlqen të punojë me njerëz të tillë”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/