Pep Guardiola ka arritur marrëveshje në parim me drejtuesit e Manchester Cityt për rinovimin e tij edhe për një vit me gjigantin anglez.
Trajneri spanjoll në fund të sezonit do të mbetet vetëm edhe me një vit kontratë me Qytetarët.
Megjithatë, drejtuesit sheikët e Cityt nuk duan ta lëshojnë trajnerin spanjoll dhe ia kanë ofruar rinovimin edhe për një vit.
Sipas mediumit britanik The Mirror, drejtuesi e klubit anglez dhe Guardiola janë takuar ku edhe i janë ofruar kushtet e reja të rinovimit për spanjollin.
Guardiolas i është ofruar rinovimin deri në vitin 2020 duke iu ofruar edhe një pagë prej 20 milionë funte apo 22.9 milionë eurosh në vit.
Spanjolli thuhet se e ka pranuar rinovimin edhe për një vit me rritje page dhe tani ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi i saj.
Nëse Guardiola nënshkruan këtë kontratë, do të bëhet trajneri me pagën më të lartë në botë.
Trajneri i njohur në të kaluarën ka qenë edhe trajner i Barcelonës dhe Bayern Munichut ku ka fituar trofe të shumtë në kampionat dhe Evropë, ndërsa është afër edhe te City ta fitojë titullin në Ligën Premier. /Telegrafi/