Site icon Telegrafi

Guardian: Rusia dhe Serbia mbështetën nacionalizmin maqedonas kundër Perëndimit

Gazeta prestigjoze britanike shkruan se Rusia ka ndërhyrë në Maqedoni dhe në vendet tjera të Ballkanit për të penguar bashkimin ne aleancën e NATO-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj gazete, dokumente të publikuara aludojnë se qëllimi i Kremlinit është që vendet e Ballkanit të shtyhen sa më larg ndikimit perëndimor, duke shtuar se diplomatë rus dhe agjentë janë përfshirë në një tentim dhjetëvjeçarë për të shpërndarë propagandë dhe të shkaktojnë mosmarrëveshje në Maqedoni.

Guardian shkruan se këto dokumente janë siguruar nga Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin, ndërkaq thuhet se dokumentet përmbajnë edhe të dhëna për ndërhyrjen edhe të Serbisë në Maqedoni, duke mbështetur nacionalizma proruse dhe kundërperëndimore në Maqedoni.

Të gjitha këto dokumente, shkruan Guardian, vijnë nga Kundërzbulimi i Maqedonisë. Dokumentet aludojnë në pohimet se ndërhyrja ruse dhe serbe ka ndihmuar zgjatjen e krizës politike dhe etnike në Maqedoni. Për më tepër lexoni shkrimin e plotë të ”the Guardian” në këtë vegëz./Telegrafi/

Exit mobile version