Telegrafi

Guardian: Ohri në Top 10-she për pushime verore

Sipas Guardian, nuk ekziston njeri i cili mund të mbetet indiferent dhe i paimpresionuar nga toleranca fetare dhe harmonia të cilën e ndajnë kishat dhe xhamitë e shpërndara në mbarë qytetin.

Për frekuentuesit e jetës së natës, Guardian propozoi argëtim në anije, ndërsa për admiruesit e natyrës gazeta rekomandoi Galiçicën prej ku mund të kënaqesh me pamjen e mrekullueshme të perëndimit të diellit.

Rangim të tillë, Guardian bën çdo vit dhe për këtë qëllim i pyet studentët e mbarë botës, ku kanë kaluar pushim të paharruar verën e kaluar. Përveç Maqedonisë në listën “Top 10” destinacionet për pushim veror të studentëve” gjenden edhe Skocia, Spanja, Rumania, Hungaria dhe Britania. /Telegrafi/