Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido bëri thirrje për protesta masive pasi njoftoi kthimin e tij në vendin e goditur nga kriza.
“U bëj thirrje venezuelianëve të mblidhen në të gjithë vendin nesër në orën 11″, shkroi ai në Twitter.
Guaido, i cili është njohur si president nga 50 vende, i bëri gjithashtu thirrje presidentit aktual Nicolas Maduro të japë dorëheqjen.
Maduro këmbëngul se është ai presidenti legjitim, dhe mbështetet nga Kina, Rusia dhe Kuba.
Nuk është e qartë sesi Guaido do kthehet në Venezuelë dhe çfarë do vendimi do marrë Maduro nëse ai arrin të hyjë brenda në vend, përcjell oranews.tv.
Gjykata e Lartë vendosi një ‘ndalim udhëtimi’ për Guaido pasi ai shpalli presidencën e tij të përkohshme.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA John Bolton shkroi: “Çdo kërcënim ose veprim kundër kthimit të sigurt të Guaido në vend do përbalet me përgjigje të fortë”.
Ndërsa shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini tha se çdo veprim ndaj tij do sillte përshkallëzim të tensioneve dhe do përballej me dënim ndërkombëtar.
Pasi kaloi kufirin në Kolumbi muajin e kaluar, Guaido vizitoi disa vende të Amerikës Latine dhe takoi zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence në Kolumbi dhe presidentin e ri të Brazilit, Jair Bolsonaro.