Site icon Telegrafi

Guaido sërish me skena të çuditshme, nuk e lejojnë të futet në Kuvend – vetëshpallet presidenti brenda zyrave të redaksisë së një gazete lokale

Socialistët e presidentit Nicolas Maduro kanë zgjedhur Lois Parran për kryetar të Kongresit, pasi që ushtria ka parandaluar liderin e opozitës Juan Gaido të futet në Kuvend.

Pasi që Guaido kishte thënë se nuk i është lejuar që futet në ndërtesë, ka tentuar të kapërcej rrethojat, ku më pas opozita mbajti seancë paralele para ndërtesës dhe sërish e ka rizgjedhur në këtë funksion. Guaido ka bërë betimin e tij “në redaksinë e një gazete lokale”, transmeton Telegrafi.

“Kjo është e njëjtë sikur Nancy Pelosi do ta kuptonte që Demokratët duan ta ndërrojnë nga Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, dhe ajo kështu do të inskenonte se Trump po ia ndalon të futet në ndërtesë. Më pas ajo do të vraponte në redaksinë e Washington Post dhe do të bënte betimin”, ka shkruar gazetarja Anja Parampil në Twitter.

Parandalimi i futjes së opozitës në Kuvend dhe zgjedhja e Parallës, përkrahësit e Guaidos e kanë cilësuar si “puç parlamentar”.

“Paralajmërojmë botën që regjimi i Maduros dëshiron të kryej puç parlamentar me socialistët, dhe se betimin në Kuvend ta kryej kundër dëshirë së shumicës parlamentare”, ka shkruar në Tëitter deputeti i opozitës Carlos Valero.

Në anën tjetër mediat lokale raportojnë se Guaido kishte bërë qëllimisht “skena” pasi pa ndonjë problem ka mundur të futet në Kongres, siç kanë bërë dhjetëra deputetët të opozitës pas momente para tij, e duke tentuar të krijoj skena u përpoq të kapërcej rrethojën me qëllim që ta parandalojnë.

Se ka mundur të futet pa problem e kanë konfirmuar edhe deputetët e opozitës. Gjatë asaj kohe socialistët kishin marrë kontrollin duke emëruar Parran si kryeparlamentar.

Një vit më parë Guaido pati deklaruar se pozita e kryeparlamentarit po i mundëson ta jetë president i përkohshëm i Venezuelës. Ndërkohë kujtojmë qe Venezuela është pranë kolapsit ekonomik, kurse miliona qytetarët janë detyruar ta braktisin vendin. /Telegrafi/

https://twitter.com/Garou_Hidalgo/status/1213894570074869766

 

 

Exit mobile version