Site icon Telegrafi

Guaido: Jam i gatshëm të vdes për të ardhmen e vendit tim

Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido ka thënë se është i gatshëm që ta japë edhe jetën vetëm për ta rrëzuar nga pushteti rivalin e tij, Nicolas Maduro.

Guaido ka fituar përkrahjen e Evropës dhe SHBA-së, por që ka dështuar që ta bindë edhe ushtrinë venezuelase që t’ia mbajnë anën.

“Nuk më bën fare që mund të më kushtojë me jetë apo me lirinë. Nëse e jap jetën pra për t’ju shërbyer njerëzve”, ka thënë Guadio në një intervistë ekskluzive për Euroneës, transmeton Klan Kosova.

“Frika jonë më e madhe është se çfarë mund të ndodhë që Venezuela të bëhet vend normal”.

Prapëseprapë ai premton se është vetëm çështje e kohës deri kur i izoluari Maduro të bie nga pushteti.

“Lajmi i mirë është se e ardhmja është e garantuar për Venezuelën dhe Maduro po bëhet më i izoluar për çdo ditë”.

Exit mobile version