Telegrafi

Guadiola vajton dy pikët e humbura

Një autogol i shënuar nga Gerard Pique në minutën e tretë të kohës shtesë ia humbi vlerën golit të avantazhit të Barcelonës, që u shënua nga Seydou Keita, 20 minuta më herët.

“Është shqetësuese të mos fitosh dhe gjithmonë rrezikoni të lëndoheni kur diferenca është aq e vogël. Por tash duhet të rikuperohemi, të mbledhin veten dhe të fokusohemi në takimin e Ligës së Kampionëve në rusi (kundër Rubin Kazan)”.

“E dinim se duhej të ishim më të rreptë në mbrojtje. Humbëm dy pikë në fund, por jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit”, ka thënë Guardiola pas takimit./Telegrafi/