Telegrafi

Guadiola: Kreu mund të humbet me një rrëshqitje

Katalanasit udhëheqin ndaj rivalëve të tyre me tre pikë dhe po ashtu rezultat më të mirë në ndeshjet mes tyre, që do të thotë se ata do të triumfojnë nëse dy ekipet përfundojnë me numër të barabartë të pikëve në fund të sezonit.

Megjithatë, Guardiola preferon të mbetet i kujdesshëm në këtë shkallë.

“Është një avantazh qesharak, një moment, një rrëshqitje dhe ata na arrijnë neve. Ne ende nuk kemi arritur asgjë, duhet të shkojmë dhe të fitojmë ligën vetë dhe nuk do të ndalojmë së luftuari”, ka thënë spanjolli./Telegrafi/