Telegrafi

GTAIII në Android dhe iOS

Siç thanë ata, ai ishte hapi i parë drejt zhvillimit të mëtejshëm të serialit të cilin mediat, e në veçanti lojtarët e patën pranuar dhe lavdëruar me të madhe.

Për hir të këtij përvjetori Rockstar publikoi se gjatë vjeshtës do të publikoj versionin mobil të titullit të përmendur për versionet e caktuara të pajisjeve të bazuara në gjeneratën e re të iOS-it dhe në Android.

E se si do të duket loja në ekran të vogël të parët do të mund ta shohin vizitorët e Comic-Con të sivjetshëm që po mbahet në New York prej 14 deri në 16 të këtij muaji, derisa në shitoren e Rockstar prej 20 tetorit do të mund të blihet figura lodër e heroit kryesorë e dizajnuar pikërisht për këtë eveniment. /Telegrafi/