Rockstar Games thuhet se po planifikon të prezantojë këtë javë serinë Grand Theft Auto VI.
Siç raportohet, traileri për serinë e gjashtë të GTA-s do të publikohet në muajin dhjetor për të shënuar 25-vjetorin e Rockstar Games, transmeton Telegrafi.
Rockstar fillimisht e konfirmoi se ishte duke punuar për serinë e radhës së GTA-s në shkurt të vitit 2022 dhe se zhvillimi për këtë titull ishte “duke shkuar mirë”.
Që atëherë, një raport nga Bloomberg pretendoi se Grand Theft Auto VI do të shfaqë protagonisten e parë femër të serisë, frymëzuar nga Bonnie dhe Clyde.
Kjo seri e re thuhet se do të jetë në një version trillim të Miamit, i ngjashëm me vendndodhjen e përdorur për GTA: Vice City të vitit 2002. /Telegrafi/