Një nga lojërat e reja të cilën pronarët e PlayStation 5 do të jenë në gjendje të luajnë është edhe Grand Theft Auto V, që nga viti 2021.
Siç bëhet e ditur, përcjell Telegrafi, loja u lëshua për herë të parë për përdoruesit e PlayStation 3 dhe Xbox 360 në vitin 2013.
Dhe GTA V pas pak u transferua në gjeneratën e re, PlayStation 4 dhe Xbox One.
“Është një nga lojërat më të shitura të të gjitha kohërave, vetëm pas Minecraft, dhe mënyra e tij në internet vazhdon të jetë një krijues parash i madh për Rockstar dhe kompaninë mëmë Take-Two Interactive”.
Ndërkohë është bërë e ditur se në mesin e lojërave që janë konfirmuar se do të jenë në dispozicon për PlayStation 5 janë edhe Gran Turismo 7, Spider-Man: Miles Morales e Stray nga Annapurna.
Ndryshe, Sony më në fund ka vendosur të lëshojë detaje shtesë rreth PlayStation 5, gjatë një transmetimi të veçantë të quajtur “E ardhmja e lojërave” – të enjten. /Telegrafi/