Site icon Telegrafi

GSW barazohet me Chicagon, rekordi historik një fitore larg

Golden State Warrios mposhti për herë të parë që nga viti 1997, 92 – 86 San Antonio Spurs në AT&T Center, duke barazuar rekordin e historik të Chicago Bulls të vitit 1995-1996 me 72 fitore.

Nëse të mërkurën do të arrijë të kalojë edhe Memphis Griezlies, do të shndërrohet skuadra më e mirë e historisë së basketbollit amerikan. Gjithsesi në këtë sukses ndaj skuadrës teksane, Warrios thyen dy rekorde të tjera: shënuan 34 fitore jashtë parketit të tyre brenda sezonit të rregullt si dhe janë të vetmit që do ta mbyllin sezonin pa dy humbje radhazi.

Përsa u përket statistikave të përballjes, shkëlqeu si gjithmonë Stephen Curry me 37 pikë, 5 asiste dhe 5 ribound, ndërsa për teksanët më i miri rezultoi LaMarcus Aldrige me 24 pikë.

Gjithcka e thjeshtë për Indiana Pacers që shkatërroi 129-105 Brooklyn Nets. Skuadra njujorkeze vazhdon formën e dobët, duke pësuar humbjen e 59 seoznale, ndërsa Pacers tashmë e kanë siguruar një vend në “Play Off” në Konferencën e Lindjes.

Në “American Airlines Arena” Miami Heat kaloi me lehtësi 118 – 96 Olrnado Magic, duke regjistruar fitoren e 47 sezonale. Tek ekipi i Erik Spoelstras nuk shkëlqyen individë të vecantë, po loja në grup, aq sa Deng, që ishte që rezultoi më i mirë për Miamin realizoi vetëm 20 pikë.

Vazhdon kriza e basketbollit njukorkez. Edhe New York Nicks u mposht 89-93 në Madison Square Garden nga Toronto Raptors, skuadra e dytë më e mirë e Konferencës së Lindjes pas Cleveland Cavaliers. DeRozan ishte më i mirë mbi parket për Raptors me 27 pikë, ndërsa Carmelo Anthony shtoi vetëm 21 pikë për Nicks, por pa mundur ta shmangte humbjen.

Exit mobile version