Telegrafi

Grushton kundërshtarin e shtrirë pa ndjenja në tokë (Video)

Gjatë një gare për matjen e forcave në Surrey të Anglisë, njëri nga pjesëmarrësit nuk ka treguar aspak respekt për kundërshtarin, duke e grushtuar sërish edhe pse e kishte lënë pa ndjenja.

Pranë tij kanë shkuar me shpejtësi dy persona, ndërsa të pranishmit tjerë, përfshirë edhe disa fëmijë, kanë shikuar pa reaguar, transmeton Telegrafi.

Forcat e rendit po përpiqen t’i identifikojnë pjesëmarrësit në këtë garë ilegale, që zakonisht zhvillohet për të vënë baste, teksa të rinjtë që shtyhen të rrihen përfundojnë me lëndime të mëdha. /Telegrafi/