Në autobusin që udhëtonte nëpër Sydney të Australisë, një udhëtar paidentifikuar e grushtoi dhunshëm një tjetër, sepse po fliste më zë të lartë në telefon.
Udhëtarët e pranishëmt mbetën të shqetësuar dhe provuan ta ndalonin sulmuesin, por ai u largua me shpejtësi në momentin që autobusi ndaloi, transmeton Telegrafi.
Viktima mori lëndime në sy dhe buzë, andaj kërkoi ndihmën e mjekut.
Sulmuesi, që besohet se është në të 20-at, është në kërkim prej forcave të rendit. /Telegrafi/