Site icon Telegrafi

Grushtoi sigurimin gjatë kontrollit rutinor në aeroport, por e pësoi keq (Foto/Video)

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një paciente me kancer përplaset për toke nga sigurimi, pasi dyshohet se ajo kishte tentuar të grushtojë një anëtar të stafit të aeroportit në momentin që ata ishin përpjekur ta kontrollojnë në pikën e kontrollit.

Në videon e filmuar në aeroportin ndërkombëtar të Memphis, shfaqet momenti i konfrontimit mes dy anëtarëve të personelit të aeroportit, policisë dhe 19-vjeçares Hannah Cohen, transmeton Telegrafi.

Hannah po kthehej për në shtëpinë e saj në Chattanooga, pas një seance trajtimi që e kishte pasur në spitalin e Memphis-it.

Në video, Hannah shihet duke biseduar me disa anëtarë të stafit të aeroportit, por kur njëri prej tyre tentoi ta kontrollojë, ajo reagoi ashpër duke e shtyrë dhe duke e goditur në fytyrë gjë që i kushtoi shtrenjtë.

Ajo brenda pak sekondave përfundoi me fytyrë në tokë, derisa nëna e saj që e kishte shoqëruar në këtë udhëtim shtyhet dhunshëm nga sigurimi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=JuAUPQWk12A

 

 

 

 

Exit mobile version