Site icon Telegrafi

Grushtohen ndër vete koordinatori rajonal i PTK-së dhe dy punëtorë

Në Postën numër 3 që gjendet në Çarshinë e Gjatë të Pejës të hënën ka ndodhur një rrahje ndërmjet tre punëtorëve të Postës dhe Telekomit në Pejë, shkruan sot Koha Ditore.

Të përfshirë në këtë përleshje fizike, që ka ndodhur brenda hapësirës së Postës, kanë qenë Seremb Gjergji, koordinator rajonal në Pejë i Telekomit të Kosovës, zyrtari i Postës, Qamil Aga, dhe punëtori i Postës numër 3, Nazmi Shala.

Arsye e kësaj rrahjeje mes vete thuhet se ka qenë ndërrimi i vendit të punës të punëtorit Nazmi Shala. Që të tre kanë versionet e veta që i kanë treguar për “Kohën Ditore”dhe fajësojnë njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Exit mobile version