Site icon Telegrafi

Grushte, shqelma e shkulje flokësh në aeroportin e Çikagos, policia amerikane arreston dy persona

Një video amatore ka filmuar një rrahje masive që ndodhë në aeroportin ndërkombëtare O’Hare në Chicago, e autoritetet e rendit po akuzojnë një djalë dhe një vajzë të re për fillimin e zënkës.

Pamjet që janë bërë virale në rrjetet sociale, shfaqin rrahjen masive në sektorin e bagazheve, pranë terminalit numër tre, transmeton Telegrafi.

Skena kaotike tregojnë burrat e gratë duke u grushtuar, shqelmuar e madje edhe duke i shkulur flokët e tërhequr zvarrë njëri-tjetrin.

Policia e Chicagos ka konfirmuar se pas rrahjes dhe vënies së situatës nën kontroll ka arrestuar një 18-vjeç dhe një 20-vjeçare që po akuzohen për sulm fizik.

Bëhet fjalë për Christopher Hampton, nga Mayëood, Illinois dhe Tembra Hicks nga Carol Stream, Illinois që përfunduan prapa grilave dhe intervenimit të policisë.

Megjithatë mbetet e paqartë se çfarë saktësisht nxiti rrahjen masive në aeroportin ndërkombëtar të Chicagos. /Telegrafi/

Exit mobile version