Site icon Telegrafi

Grushte, shqelma e karrige: Pamje që tregojnë momentin kur një sallë dasmash në Turqi u shndërrua në një fushë beteje

Një sherr shpërtheu në orët e mbrëmjes në një sallë dasmash në Sakarya të Turqisë.

Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, në përleshjen që shpërtheu për arsye të panjohura, salla e dasmave u kthye në fushëbetejë.

Teksa palët po përplaseshin me grushte e shqelma, ata edhe hodhën karrige mbi njëri-tjetrin.

Ndërkohë që karriget fluturonin në ajër, në sallë u bënë njoftime se po vinte policia.

Palët, të cilat nuk mundën të qetësoheshin, vazhduan të ziheshin duke goditur me shqelma dhe grushte.

Pas njoftimit, në sallë thuhet se u dërguan shumë ekipe policore dhe mjekësore.

Ndërkohë që përleshja u mbyll me ndërhyrjen e policisë, shumë të plagosur u dërguan në spitalet e qytetit nga ekipet mjekësore dhe u trajtuan.

Një hetim për ngjarjen është duke vazhduar. /Telegrafi/

Exit mobile version