Deputeti Shpejtim Bulliqi nga LDK dhe Nait Hasani nga PDK i kanë veshur dorezat e boksit dhe kanë zhvilluar një meç, që sipas të gjitha gjasave ka qenë atraksion.
Në bazë të fotografive, që i ka publikuar deputeti Bulliqi, këta dy deputetë kanë qenë pjesë e një aktiviteti miqësor sportiv në Frankfurt, transmeton Koha.net.
Bashkë me ta, shihet të jetë edhe shefi i misionit në Konsullatën e Kosovës në Frankfurt, Ajvaz Berisha.
Ky i fundit, dikur ka qenë dekan në Fakultetin e Shkencave të Kulturës Fizike dhe anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së.