Telegrafi

Grushte në NBA: Ibaka e Chriss qërojnë hesapet mes tyre

Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Padyshim që vëmendjen e madhe të mediave e ka marrë ndeshja mes Toronto Raptors dhe Cleveland Cavaliers, ku kjo e fundit triumfoi me rezultat 126:101.

Serge Ibaka i raptorëve dhe Marquese Chriss i kalorësve janë përleshur në përballjen mes dy skuadrave në NBA.

Në pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Chriss teksa i pëshpërit në vesh veteranit të Raptors gjersa reagoi ashpër që kaloi në konfrontim fizik.

Pas ndërhyrjes së bashkëlojtarëve të tyre, gjyqtari i ndeshjes dyshen e përjashtoi nga ndeshja në çerekun e tretë.

Lexo po ashtu Rezutlatet dhe video sekuencat e ndeshjeve të mbrëmshme në NBA

Pas kësaj, Toronto vazhdon të mbetet në pozitën e dytë të renditjes tabelore të Konferencës Lindore ndërsa Clevelandi në të 14-tën. /Telegrafi/