Një sherr midis punonjësve të policisë së Vlorës dhe disa qytetarëve është shënuar mbrëmjen e së premtes rreth orës 01-30 në hyrje të Lungomares.
Sherri ka nisur me të shara dhe ka degraduar në përplasje me grushte dhe me shkelma.
Përplasja midis punonjësve të policisë ka qenë me disa persona që jepnin me qira skuter elektrik.
Të gjithë punonjësit janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të Vlorës, ndërsa ende nuk dihet shkaku i konfliktit. /Tch/