Site icon Telegrafi

Grushta, shqelma, shishe, gota e karrige: Edhe pse e goditën me të gjitha mjetet e forta që ishin brenda kafiterisë, trupmadhi nuk u dorëzua për asnjë moment (Video, +18)

Një video që është duke qarkulluar në mediat sociale është duke bërë xhiron e botës, dhe në të shfaqen një grup burrash të cilët sulmojnë një person në mënyrën më brutale të mundshme.

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një kafiterie, kanë filmuar momentin kur 10 persona që dyshohet se ishin nën ndikim të alkoolit, sulmojnë një burrë trupmadh të cilin e godasin me gota, shishe, karrige e gjësende tjera të forta, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet saktë se çfarë e shkaktoi këtë rrahje masive, por turma nuk hezitoi ta sulmojnë me të gjitha “mjetet” që u vinin në duar, ndërsa burri trim nuk iu tremb turmës dhe kështu u ballafaqua me secilin.

Edhe pse u godit disa herë me gota, shishe e karrige, kjo nuk e frikësoi këtë burrë që të vazhdojë rrahjen me masën që kishin humbur kontrollin.

Videoja 10 minutëshe, tregon vendosmërinë e tij që të ballafaqohet me ata, edhe pse pëson lëndime të rënda trupore.

Sipas medieve botërore nuk dihet saktë se ku ka ndodhur kjo rrahje masive, por të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon e kanë cilësuar burrin e vetmuar si trim, për faktin që për asnjë moment nuk u zmbraps. /Telegrafi/

Exit mobile version