Telegrafi

Grushta, shqelma e shkulje flokësh, filmohet rrahja masive të një grupi vajzash (Video, +18)

Brenda hapësirës së një McDonaldsi është filmuar një rrahje masive mes disa femrave, që nuk kursyen as karriget e gjësendet e tjera të forta që t’i shfrytëzojnë si armë të ftohta.

Videoja e filmuar me telefon mobil, shfaq momentin kur brenda lokalit në Michigan në SHBA, fillojnë të rrahen mes vete një grup femrash që përveç grushtave dhe shqelmave, shihen duke i shkulur flokët dhe tërhequr zvarrë kundërshtaret.

Edhe pse nuk dihet se çfarë kishte nxitur këtë rrahje, mysafirët tjerë që ishin brenda nuk ndërmarrin asgjë për ta parandaluar rrahjen por përkundrazi duartrokasin dhe bëjnë tifo.

Gjatë 40 sekondave të kësaj videoje, situata dukej kaotike pasi nuk dihej kush kënd po e godiste, ndërsa policia ende nuk ka bërë të ditur nëse dikush është arrestuar. /Telegrafi/