Site icon Telegrafi

Grushta, shqelma e shkulje flokësh, adoleshentet britanike filmohen duke u rrahur brutalisht (Video, +18)

Një video amatore e filmuar në qytetin anglez Derby, shfaq rrahjen masive të tetë adoleshenteve që nuk kursyen asgjë për ta mposhtur njëra-tjetrën.

Videoja është filmuar nga një kalimtar rasti, ku vajzat rrahen brutalisht në qendër të qytetit, ndërsa është interesant se si asnjë polic nuk shfaqet në vendin e ngjarjes për të intervenuar, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme kishte ndodhur gjatë vikendit të kaluar pas një nate plot me alkool dhe argëtim të shfrenuar, kurse autori i videos kishte mbetur i habitur kur i pa adoleshentet duke u grushtuar, shqelmuar e shkulur flokët.

“Të gjithë po i shikonin dhe askush po nuk ndërhynte për t’i ndalur. Ato nuk kursyen asgjë, nga mjetet e forta e deri të shkulja e flokëve”, ka shtuar autori i videos. /Telegrafi/

Exit mobile version