Një video bizare është shfaqur në internet, ku shihen dy të rinj duke u rrahur brutalisht pranë oborrit të një shtëpie, por në një moment shfaqen edhe dy të rinj tjerë të cilët edhe ata fillojnë të rrahen.
Videoja katër minutëshe e cila pasi është edituar në 45 sekonda, tregon momentin kur dy grupe rivale vendosin të qërojnë hesapet në lagjen e tyre, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq personi që e filmon ngjarjen e tmerrshme dëgjohet duke inkurajuar katërshen që të mos dorëzohen dhe të rrahen deri në fund, kurse anash e ndiqte nga afër ngjarjen një djalë tjetër që për asnjë moment nuk ndërhynë t’i ndajë.
Që nga publikimi i videos ajo është shikuar mbi 200 mijë herë, ndërsa videoja është titulluar “Rrahja më e mirë e vitit 2017”.
Ende nuk dihen arsyet e sakta të rrahjes, por sipas videos, ata ishin fqinjë që pas një mosmarrëveshje kishin vendosur t’i masin forcat dhe t’i tregojnë njëri-tjetrit se kush është më i forti. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=abacUCYJ-1c