Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës ka degjenruar në dhunë në përfundim të ndeshjes. Disa persona janë konfrontuar fizikisht duke goditur njëri -tjetrin në fushën e lojës.
Në aktet e dhunës janë përshirë edhe drejtues të dy klubeve respektive, ku është parë i gjakosur drejtori sportiv i Partizanit Dritan Dervishi.
Forcat e rendit kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, duke shoqëruar 9 persona.
Takimi u përshi nga incidente edhe gjatë 90 minutave ku tifozët e Partizanit reaguan ndaj një provikimi duke thyer stolat e stadiumit.
Sida u mbyll 2-2, ku për Tiranën shënuan Muça dhe Bakaj, ndërsa për të kuqtë realizuan Sukaj dhe Fili në sekondën e fundit të ndeshjes.
Policia ka shoqëruar drejtorin teknik, Devi Muka dhe 9 tifozë.