Disa anëtarë të qeverisë kalimtare të Sudanit janë arrestuar në shtëpitë e tyre mes raporteve për një grusht shteti ushtarak.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kryeministri civil Abdallah Hamdok dhe të paktën katër ministra ishin në mesin e atyre që besohet se u arrestuan nga ushtarë të paidentifikuar pak para agimit të së hënës.
Ushtria nuk ka komentuar, por grupet pro-demokracisë kërkuan protesta në rrugë.
Udhëheqësit ushtarakë dhe civilë janë në kundërshtime që kur sundimtari i vjetër Omar al-Bashir u përmbys dy vjet më parë dhe u krijua një qeveri kalimtare.
Mbetet e paqartë se kush i ka kryer arrestimet.
Dëshmitarët kanë thënë se interneti është ndërprerë në kryeqytetin, Khartoum, ndërsa imazhet janë shfaqur në mediat sociale që tregojnë turma të zemëruara duke djegur goma në rrugë.
#Sudan ??: hundreds of people are out in al-Kalakla suburb in SW #Khartoum to protest the military coup. #SudanCoup#لا_للانقلاب_العسكري
Source: https://t.co/b1fFrO5CNF pic.twitter.com/fpssT9GvPw
— Thomas van Linge (@ThomasVLinge) October 25, 2021
Ushtria dhe paraushtarakët janë vendosur në të gjithë qytetin, duke kufizuar lëvizjen e civilëve, citohet të ketë thënë një dëshmitar nga agjencia e lajmeve Reuters.
Aeroporti i Khartoum tani është i mbyllur dhe fluturimet ndërkombëtare janë pezulluar, përcjell Telegrafi.
This is what sets #Sudan ?? apart from earlier military coups, such as in Mali or Guinea. The pro-democracy movement is strong here and anti-coup resistance is taking place from the very first hour.#SudanCoup https://t.co/qQqzg85dxv
— Thomas van Linge (@ThomasVLinge) October 25, 2021
Grupi kryesor pro-demokratik i Sudanit u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të rezistojnë çdo grusht shteti ushtarak.
Autoritetet tranzicionale ushtarake dhe civile kanë ndarë pushtetin që nga përmbysja e presidentit Bashir në vitin 2019.
Por tensionet janë rritur që kur një përpjekje për grusht shteti që iu atribuohet ndjekësve të Bashirit dështoi në shtator.
Në fillim të këtij muaji, kundërshtarët e kalimit të Sudanit në demokraci dolën në rrugët e kryeqytetit, Khartoum, për t’i bërë thirrje ushtrisë të marrë kontrollin e vendit. /Telegrafi/