Në 2 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetë gjashtë persona, ndërsa janë konfirmuar 2,033 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një rast i vdekjes është i grupmoshës 80 +, tre viktima të grupmoshës 70 – 79, dhe dy viktima të grupmoshës 60-69, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë shëruar 3.329 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172.044.
“Në total numri i rasteve aktive është 32.906. Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.022 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.781.110 doza të vaksinës. Deri më sot 805.802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 81.020 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, njoftoi MSH.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare.
Ndërkaq, personat nga mosha 18-vjeçare, që janë imunizuar me dy dozat e vaksinës para tre muajsh, mund të imunizohen edhe me dozën përforcuese apo atë të tretë.
Masat kufizuese vlejnë deri më 4 shkurt, ndërsa ende nuk ka ndonjë vendim nëse këto masa do të vazhdojnë edhe pas 4 shkurti. /Telegrafi/