Telegrafi

Grupmosha 40-59 vjeç, më pak lumturi dhe më shumë ankth

Zyra Britanike e Statistikave u kërkoi njerëzve të vlerësonin kënaqësinë në jetë, kënaqësinë me punën, lumturinë dhe ankthin. Studimi zbuloi se grupmosha 40 deri në 59 vjeç kishte më pak kënaqësi nga jeta, ku kulmi qe mosha 50 deri në 54 vjeç.

Ata që kishin nivel më të lartë kënaqësie në jetë ishin të moshës 70 deri në 74 vjeç, pasuar nga grupmosha 65 deri në 69 vjeç dhe ata që ishin nga 16 deri në 19 vjeç. Njerëzit e moshës 75 deri në 79 raportuan gjithashtu nivelet më të larta të kënaqësisë me jetën, megjithëse kjo ulej me kalimin e moshës.

Lumturia ndiqte një model të ngjashëm, ku pjesëmarrësit e moshës 40 deri në 59 vjeç, zakonisht raportonin nivele të ulëta të lumturisë, ku mosha 50 deri në 54 vjeç ishin më pak të lumturit nga të gjithë. Ata të moshës 65 deri në 74 vjeç ishin më të lumturit, njëlloj si mosha 16 deri në 19 vjeç. Mbi moshën 75 vjeç, nivelet e lumturisë binin, por ata të moshës 90 vjeç ishin më të lumtur se mosha e mesme.

Boyd tha: “Ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve mund ta lidhin idenë e ndjesisë së tensionit me një ngjarje stresuese si një intervistë pune apo zhvendosje në një shtëpi tjetër, problemet mendore si ankthi dhe depresioni kanë ndikim më të madh në jetën tonë dhe mund të ndalojnë një person që të mos bëjë gjërat që bënte dikur”.

Por mundësia tjetër është thjesht që më të moshuarit kanë më pak përgjegjësi, e shijojnë jetën më shumë ose përfitojnë nga ndryshimet e moshës apo diturisë që ndikojnë shumë në mënyrën se si i shohim gjërat.

“Është gjithashtu një fazë e jetës në të cilën presionet e punës dhe ato financiare, si borxhi i shtëpisë, arrijnë kulmin në këtë fazë, shkruan Shqip. Pritshmëritë që ju duhet të arrini në majë të karrierës, përballja me një treg pune të pasigurt, që mund të ndikojnë shumë në këtë fazë”, thotë Rachel Boyd, kreu i një shoqate bamirësie për shëndetin mendor.

Shqetësimet financiare dhe ankthi ndikon shumë në ngarkesën mendore, ku sipas kërkimeve të organizatës së bamirësisë, 85 për qind e të analizuarve thonë se vështirësitë financiare i kanë përkeqësuar problemet e tyre mendore.

Njerëzit në ankth apo depresion, duhet të kërkojnë ndihmë nga ekspertët. /Telegrafi/