Të pakënaqurit brenda BDI-së, të cilët në publik njihen si “Grupi i Zjarrit”, dhe të cilët që nga e shtuna e kaluar, funksionojnë si fraksion brenda BDI, kanë demantuar spekulimet se ata do të kyçen në partinë Lëvizja Besa.
Në një njoftim për media ata thonë se lufta për demokratizimin, transparencën, vendosjen e meritokracisë dhe të llogaridhënies brenda Bashkimit Demokratik për Integrim do të intensifikohet në javët në vazhdim.
“Grupi i Zjarrit me përkrahjen e 1/3 së votuesve të BDI-së nuk mund ta ketë vendin jashtë BDI-së, por jashtë e kanë vendin ata që nuk kanë as votues, dhe as vepra të realizuara pas vehtes, prandaj ata duhet të largohen dhe të krijohet mundësi për kuadro të ri profesional që e njohin dhe duan BDI-në”, thonë nga “Grupi i zjarrit”.