Kryeministrat e vendeve anëtare të Grupit të Vishengradit ka kërkuar nga kryetari i Këshillit Evropian, Donal Tusk që të iniciojë debat për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë gjatë zhvillimit të Samitit të BE-së, që do të mbahet sot dhe nesër në Bruksel. Në letrën e dërguar deri tek Tusk, kryeministrat e Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Çekisë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre nga mossuksesi që të arrihet konsensus për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e të dyja vendeve gjatë kohës së takimit të shefave diplomatik të anëtarëve të BE-së që u mbajt ditën e martë.
“Edhe përkundër zhgënjimit tonë nga Këshilli për punë të përgjithshme, propozojmë që në Samitin e BE-së këtë javë të inicohet debat në të cilën së bashku do të përpiqemi që ta zhbllokojmë gjendjen”, theksojnë katër kryeministrave në letër, duke vlerësuar se vendimi që do të merret do të përfaqësojë edhe besueshmërinë e BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe “më e rëndësishmja është se do të ketë pasoja mbi sigurinë edhe stabilitetin” e BE-së.
“E dënojmë faktin se e nga e gjithë kjo, BE ende nuk është në gjendje që këtyre vendeve tu garantojë perspektivë të qartë evropiane”, theksojnë katër kryeministrat në letër./Telegrafi/