Telegrafi

Grupi i Vishegradit: Maqedonia të fillojë bisedimet me BE-në

Presim lajme të mira javën që vjen, Maqedonia duhet të fillojë bisedimet me BE-në. Do t’ju ndihmojmë me aq sa mundemi sepse vendi duhet të bëhet anëtare e plotë e BE-së, kurse marrëveshje me Greqinë është vetëm shtesë për nisjen e procesit drejt BE-së, deklaruan ambasadorët e Hungarisë dhe Sllovakisë, Laslo Duks dhe Henrik Markush, në konferencën për shtyp të Grupit të Vishegrad.

Edhe Duksi edhe Markushi theksuan se Grupi i Vishegradit është mbështetës i fuqishëm i zgjerimit të BE-së. Ata thanë se për anëtarësim të Maqedonisë, koha është e vërtetë , kurse zgjidhja është e qartë.

“Hapja e bisedimeve duhet të filloj menjëherë, edhe pse marrëveshja me Greqinë përshpejton shumë procesin. Na vjen keq që fillimi për bisedime nuk filloj me parë”, deklaroi ambasadori Markush, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Duks, marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë është çështje e ndjeshme dhe përgjithësisht duhet të mbajë dy anë.

Krahas zgjerimit të BE-së, siguria, zgjidhja e problemit shumëvjeçar të emigrantëve, promovimi i bashkimit, do të jenë pjesë e prioriteteve të Grupit të Vishegradit në 12 muajt e ardhshëm. Në foks do të jenë energjetika, ushqimi, ndryshimet klimatike si dhe zgjidhjet digjitale dhe inovative./Telegrafi/