“Maqedonia e Veriut çdoherë do ta ketë mbështetjen për rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe votat e katër vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit- Polonisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Hungarisë. Progresin që ka bërë vendi e ka notuar edhe KE-ja e cila ka rekomanduar fillim të negociatave për anëtarësim. Ne konsiderojmë së ai duhet të jetë shpërblim për progresin e reformave dhe gjithë atë që e ka arritur Maqedonia e Veriut”.
Ky është qëndrimi i shteteve anëtare të Grupit të Vishegradit- i dhënë në pranim-dorëzimin e sotëm të presidencës së këtij grupi nga Sllovakia dhe Çekia e cila do të jetë kryesues nga 1 korriku.
Ambasadori çek në vend Mirosllav Toman ka thënë se vendi mund të jetë i sigurt se të gjitha vendet e Grupit të Vishegradit do të votojnë për, kur do të duhet të vendoset për datën ku e dha mbështetjen edhe në takimin e kaluar të Këshillit të BE-së edhe pse siç tha, “atëherë data nuk ka qenë në agjendën për shkak të problemeve teknike, jo për shkak të hapave që kërkohen nga BE.
Ambasadorët e shteteve anëtare të Grupit të Vishegradit pohojnë se edhe fillimi i negociatave është i domosdoshëm për shkak siç thanë “reformat që gjenden në këtë fazë mund të zbatohen vetëm përmes procesit të qasjes në BE”. Në të kundërtën, shtojnë, “ajo do të jetë shumë vështirë të bëhet”.
“Besojmë se në këtë fazë reformat mund të avancojnë shumë më efikas në kuadër të procesit të negociatave qasëse pa të cilët reformat në këtë fazë do të jetë relativisht vështirë të zbatohen”, ka thënë ambasadori sllovak, Henrik Markush.
“Politikanët tonë shumë shpesh vijnë në vend me qëllim të tregojnë mbështetjen e tyre të cilën Maqedonia e Veriut e ka në procesin e sigurimit të fillimit të negociatave për anëtarësim në BE”, ka thënë Toman.
Kolegu i tij, ambasadori i Hungarisë Lazlo Ishvan Duks pajtohet me qëndrimin se vendi dihet të merr datë për fillim të negociatave dhe ka përsëritur se çdoherë do ta ketë mbështetjen në atë rrugë.
Në pranim- dorëzimin e sotëm të presidencës, janë promovuar prioritetet themelore të aktivitetit të Grupit të Vishegradit nën kryesimin çek- zgjidhje të arsyeshme, harmonizim të qasjes, teknologji revolucionare, bashkëpunim rajonal, politikë migruese./Telegrafi/