“Vetëm ty” mban titullin kënga më e re e grupit të mirënjohur, “TNT”, që është publikuar me videoklip.
Producenti Nurteel qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin e këngës.
Ai është njëherësh edhe producent, ndërsa për xhirimin e videoklipit muzikor është angazhuar produksioni Imagine Films.
Nurteel ka qenë aktiv gjatë vitit që po lëmë pas duke realizuar disa projekte muzikore për yjet e skenës sonë.
Ndërsa prej se u angazhua në rolin e vokalistit, Bekim Hallaqi – Belle, grupi TNT është rikthyer me materiale të reja muzikore. /Telegrafi/