Telegrafi

Grupi tetovar Kërpudhat shpërblehen me çmim në “The Akademia Music Awards” në L.A (Foto/Video)

Grupi shqiptar nga Tetova, Kërpudhat janë shpërblyer së fundmi me një çmim mjaft të rëndësishëm në eventin “The Akademia Music Awards”, i cili mbahet në Los Angeles.

Ata janë shpërblyer me çmimin “Best Rock” për muajin maj 2017 me këngën e tyre “You don’t Care”.

“Kërpurdhat ulërojnë jashtë derës me një zë që pret si një sharrë – ose shkrijnë zemrat me dëshirën e tyre të fortë – dhe pjesa tjetër e bendit është duke e mbytur poashtu”, shkruhet në përshkrimin e faqes zyrtare të kësaj Akademie.

Ky është një tjetër sukses i madh për rock-un shqiptar. /Telegrafi/