Site icon Telegrafi

Grupi sportiv universitar i Kosovës në Milano

Pas triumfit të vitit të kaluar në Romë, grupi sportiv universitar i Kosovës rikthehet këtë vit për të dominuar arenën ndërkombëtare.

Ndalesa e radhës do të jetë turneu ndërkombëtar sportiv për studentë, ‘EuroMilano 2016’, që mbahet në Milano, Itali nga data 29 prill deri me 1 maj. Në këtë turne do të ketë ekipe nga Evropa, Azia, Afrika dhe Australia.

Kjo është një prej iniciativave të planifikuara për këtë vit, e cila u realizua me ndihmën e madhe të OJQ-së, “Forumi Për Iniciativa Qytetare” (FIQ), përkatësisht me përkrahjen nga znj. Dajana Berisha (drejtoreshë ekzekutive në FIQ) dhe z. Haki Abazi (drejtor i Fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin Perëndimor).

Përkrahja nuk ka munguar as nga bizneset e ndryshme të Kosovës, të cilat asnjëherë nuk hezitojnë të mbështesin aktivitetet e tilla sportive.

Ekipi universitar do të garojë në turneun e Futsalit, nën emrin e RIT Kosovo (si kampion në fuqi nga viti i kaluar), por lojtarët do të jenë nga Universitete të ndryshme të Kosovës, për të garantuar një përfaqësim sa më të denjë.

Lojtarët pjesëmarrës:

* Shend Mulliqi

* Agon Ramadani

* Arbnor Krasniqi

* Dilaver Polisi

* Mentor Mejzini

* Halim Selmanaj

Ndeshjet e para në grupe:

-RIT Kosovo vs. Universita Bicocca / Itali (29 Prill, ora 09:00)

-RIT Kosovo vs. FBEU Lausanne / Zvicër (29 Prill, ora 14:00)

-RIT Kosovo vs. USTHB Algeri / Algjeri (29 Prill, ora 18:30)

Exit mobile version