Një grup kriminal, i cili mendohet se ka kryer vjedhje në banesat e 49 personazheve të njohur botës së futbollit, Formula 1, apo këngëtarëve të famshëm, i përbërë nga shqiptarë, është kapur nga Policia franceze gjatë një aksioni policor.
Shtatë persona, gjashtë anëtarë dhe një drejtues i grupit, mendohet se kanë vjedhur sende me vlerë deri në 1 milion euro dhe ato janë shitur më pas në Shqipëri kundrejt shumave monetare të caktuara.
Sipas njoftimeve, përshkruhet:
Vodhën banesat e 49 personazheve VIP si futbollistë, pilotë të Formula Uno dhe këngëtarë të famshëm në Francë dhe Belgjikë, çmontohet banda kriminale shqiptare. Arrestohen 7 persona.
Në total sipas Policisë franceze kanë vjedhur rreth 1 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe artikuj lëkure luksoze. Pasi janë vjedhur sipas policisë franceze mallrat e vjedhura janë shitur në Shqipëri.
Një bandë kriminale që synonte të famshëm dhe liderë biznesi është çmontuar nga autoritetet franceze. Gjashtë të dyshuar, përfshirë kreun e dyshuar, janë akuzuar pas një sërë grabitjesh të guximshme.
Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar shtatë persona. Dy të parët u arrestuan më 20 janar në Luksemburg, ndërsa pesë të tjerët u kapën më 4 mars pranë Reims. Midis tyre, gjashtë u paditën, duke përfshirë edhe drejtuesin e dyshuar të rrjetit, Edison Pula, një shqiptar rreth të tridhjetave.
Ky i fundit, i kërkuar nga Interpoli, njihej tashmë për arratisjet e tij të shumta, përfshirë një spektakolare në qershor 2022 nga një burg italian.
Kreu i grupit ka qenë vetë Edison Pula.
Francezët grupin e hajdutëve e kanë “pagëzuar” me emrin “Nikla”.
Policia franceze e ka cilësuar si një nga operacionet më të rëndësishme goditjen e kësaj bande.
Gjenerali Marc de Tarlé, komandant i Zyrës Qendrore theksoi rrezikshmërinë e këtij rrjeti.
“Ky individ është një autor i përsëritur, ADN-ja e të cilit u gjet në më shumë se 30 skena krimi midis qershorit 2022 dhe shtatorit 2024”.
Ky operacion shënon një fitore të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar, duke i dhënë fund veprimtarisë së një bande që vepronte prej disa vitesh.