Baseli e ka ndalë në një barazim 1-1 Paris Saint-Germainin në St. Jakobs Park.
Dueli u zhvillua në atmosferë të zjarrtë të tifozëve vendas.
Kjo nuk pengoi Matuidin që të kalojë në epërsi mysafirët pas 43 minutash lojë.
Zuffi në minutën e 76-të barazoi në 1-1 për gëzimin e vendasve, ky nuk ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit, shkruan Telegrafi.
Krejt në fund PSG befasoi Baselin duke fituar ndeshjen me rezultat 2-1.
Në Grupin A avanson Arsenali me 10 pikë dhe Parisi me 10 pikë, kurse Basel me dy pikë dhe Ludogorets me një pikë janë në fund të tabelës. /Telegrafi/