Site icon Telegrafi

Grupi prej 30 nxënësish, rrahën brutalisht dy policë

LONDON - DECEMBER 27: Police tape is pictured as police officers stand guard outside of a house in Edgeware on December 27, 2007 in London, England. A man is facing charges after a police officer was killed on duty after being called to a domestic row at the address in North London. (Photo by Daniel Berehulak/Getty Images)

Në një shkollë fillore në Londër, 30 nxënës janë bërë së bashku dhe i kanë rrahur dy policë që shkuan për kontroll.

Mbrojtësit e rendit, e kishin parë një adoleshent me thikë dhe kanë hyrë në oborr që ta ndalojnë, por shokët e tij janë organizuar në shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Ata e kanë qëlluar rëndë në kokë dhe fytyrë një polic, derisa ai ka rënë në tokë pa ndjenja. Më pas, atë e kanë goditur me shqelma në tërë pjesët e trupit.

Njëjtë e ka pësuar edhe kolegia e tij, të cilën e kanë grushtuar dhe ia kanë thyer nofullën.

Derisa të lënduarit janë dërguar në spital, një ekip tjetër i Policisë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe i ka ndaluar sulmuesit.

Të gjithë nxënësit janë identifikuar dhe pritet të dalin para komisionit disiplinor, derisa një prej tyre është liruar nga shkolla për një kohë të caktuar.

Ai dyshohet të jetë bartësi i thikës, si dhe iniciuesi i këtij grupimi të dhunshëm ndaj personave zyrtarë. /Telegrafi/

Exit mobile version