Negociatat me Serbinë do të çojnë në pazare të reja mbi fatin e Kosovës
1) Parahistoria e negociatave me GNS-në
Paralajmërimi i negociatave të reja me Serbinë, nga ana e Grupit për Negociata me Serbinë – GNS, sigurisht se do të çon në koncesione të reja në dëm të Kosovës dhe në interes të Serbisë. Vet parahistoria e negociatave të tilla e vërteton se ky grup që nga fillimi ka bërë vetëm lëshime në dobi të Serbisë. Të kujtojmë se si Serbia pas 1989 suprimoi autonomin me votat e deputeteve të ish LKJ në krye me Sinan Hasanin.
Serbia mbylli mjetet e informimit publik, mbylli ndërmarrjet dhe shkollat për shqiptarët pa negociata – por për hapjen e tyre kërkonte negociata. Dhe ato negociata filluan me takimin e Ibrahim Rugovës, Fehmi Aganit, Veton Surroit e Mahmut Bakallit me Millosheviqin në Beograd dhe me takimin e Fatos Nanos e Paskal Millos me Millosheviqin në Kretë. Ata deklaruan me atë rast se: “Beogradi është kryeqytet për Kosovën”. Në po atë kohë Salih Berisha me rastin e vizitës së vet në Londër deklaroi se: “Kosovës duhet t`i kthehet autonomia e kohës së Titos”, edhe pse Kosova kërkonte pavarësi dhe bashkim me shtetin Amë Shqipërinë!
2) Historia e negociatave të GNS-së
Po të e pranonte Millosheviqi Marrëveshjen e Rambujesë, sot Ushtria Serbe do të ishte në hyrje të Kukssit. Edhe historia e negociatave të tilla me Serbinë e vërteton se ky grup shkoi në Rambuje me 1999 dhe e nënshkroi “Marrëveshjen e Rambujesë me të cilën ata e njohin sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën nën presionin e koordinuar të Brukselit, i cili nuk bëri presion te Serbia për nënshkrimin e këtij dokumenti me prapavijë të studiuar strategjike.
Millosheviqi si malazez që ishte, ai ishte i interesuar që të shkakton shkatërrimin definitiv të Jugosllavisë. Sepse vetëm kështu ishte e mundur të arrihej pavarësia e Mali të zi nga Serbia. Prandaj ai nuk e pranoi Marrëveshjen e Rambujsë. Por, po të e pranonte Millosheviqi Marrëveshjen e Rambujesë sot Ushtria Serbe do të ishte në hyrje të Kukësit.
3) KUINT-i dhe GNS, tre vjet pas Rambujesë nuk e mbajtën fjalën për referendumin e premtuar
E përshkrova këtë akt të GNS në Rambuje, sepse atje u dha premtimi se pas 3 viteve do të organizohet referendumi mbi shprehjen e vullnetit të popullit të Kosovës për fatin e vet dhe kjo doli tradhti! E përshkrova këtë akt të GNS në Rambuje, sepse ata që njëherë e kanë pranuar sovranitetin e Serbisë në Kosovë, janë në gjendje të bëjnë edhe të gjitha koncesionet tjera në dëmin e Kosovës, për interesa të thjeshta banale personale të pjesëtarëve të këtij Grupi.
GNS-së fillimisht zyrtarisht, de jure i printe i ndjeri Ibrahim Rugova dhe pas vdekjes së tij atë e trashëgoi Fatrmi Sejdiu, që vinin nga ish LKJ e riemëruar në LDK. Por, de fakto GNS-së i prinin liderët që vinin nga ish OMLK dhe nxënësit e tyre. Ata që shkuan burgjeve për bashkim, e në Rambuje, ranë në provimin historik!
4) GNS i vazhdoi negociatat e Rambujesë në Vjenë dhe miratoi planin e Ahtisaarit me të cilin Kosovës iu falsifikua identiteti shqiptar i saj
Brukseli përmes GNS-së filloi përpjekjet për shpikjen e “kombit kosovar” si rrugë të demolimit dhe të shpronësimit të kombit shqiptar nga territoret e veta etnike në favor të apetiteve të përbashkëta koloniale me sllavo grekët. Në fakt intervenimi ushtarak dhe dislokomi ushtrive të BE-së vetëm në hapësirën shqiptare në Ballkan dhe çarmatosja e ushtrive dhe demilitarizimi i shqiptarëve dhe shkatërrimi i armatimit shqiptar, dëshmon se kjo ka ndodhur sepse republikat sllave dhe Greqia më nuk ishin në gjendje që pa ndihmën e BE-së t’i ndalnin shqiptarët që të pavarësoheshin dhe të bashkoheshin brenda një shteti.
Përmes të GNS-së u shpall pavarësia formale me Rezolutën 1244 përbrenda, me të cilin akt de jure Kosova duhet të ndahej nga kombi shqiptare dhe të shpallje vend “multietnik” me një komb të ri “kosovar”! De fakto përmes të GNS-së prania shtetërore e Serbisë u realizua përmes të copëtimin të Kosovës nën maskën e “decentralizimit”, duke u bërë kthesë kah realizimi i Marrëveshjes së Rambujesë, përmes BE-së.
5) Në vendet e BE, Kosova zyrtarisht ka shtetësi serbe dhe “kosovare”
Dallimi është aty se pas 17 shkurtit 2008 “nuk ka ma shqiptar të Kosovës”! Ne më “nuk ekzistojmë”, sepse ata zyrtarisht tani na quajnë “komb kosovar”! Negociatat e reja të GNS-së duhet të sjellin kompromise të reja në dëmin e Kosovës përmes 6 Pikave të Ban Ki Mun – Tadiqit dhe përmes të rigjenerimit të ish Jugosllavisë pas maskës së krijimit të “Ballkanit Perëndimor” me kryeqytet Beogradin si dhe me Republikën e shtatë – Shqipërinë, brenda. Pastaj ky “Ballkani Perëndimor” do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian Sovjetik, të cilit pastaj do t’i bashkohet edhe Rusia! Qëllimi i fundit të tyre është eliminimi i pranisë së SHBA-ve në Evropë!
Por, GNS e ka edhe një të “mirë”: Që nga shkuarja në Rambuje dhe deri me sot të gjitha marrëveshjet që i ka nënshkrua dhe që do t’i nënshkruan, nuk kanë legjitimitet! Sepse as atëherë dhe as tani ata nuk e kanë mandatin e të zgjedhurve të Popullit. Në Rambuje kanë shkua pa mandatin e Popullit dhe edhe Planin e Kushtetutën e Ahtisaarit, me qindra ligje tjera të BE-së, i kanë nënshkruar e miratuar para se të mbahen zgjedhjet e reja pas shpalljes së pavarësisë. GNS-ja nuk e ka mandatin e popullit të prezantoj Kosovën. Andaj as një akt i nënshkruar i këtyre institucioneve, pa mandat të dal nga zgjedhjet legjitime, nuk ka bazë të legalitetit!