Site icon Telegrafi

Grupi i PD-së kërkojnë dorëheqjen

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike (PD), ku sërish kërkon që Fatmir Xhafaj të japë dorëheqjen, e më pas do të zhvendoset në një protestë me qytetarët para ministrisë së Brendshme.

“E patë sa masive ishte protesta, pavarësisht përpjekjeve për ta denigruar dhe tallur. Qytetarët u derdhën masivisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Dhe ne si opozitë e dimë që ka njerëz të ndershëm dhe në këtë forcë politike, por është kryeministri Rama që zgjedh të mbajë këtë kategori në pozicione më të rëndësishme të drejtimit të shtetit që të shpëtojë veten e tij pasi të gjitha indiciet që dalin e nëpër media, janë që dhe ai bashkë me të vëllain është i lidhur me rastin e Xibrakës”, tha Edmond Spaho në komisionin parlamentar të Ekonomisë. /Telegrafi/

Exit mobile version