Site icon Telegrafi

Grupi i pavarur do t’i votojë ligjet ku nevojitet shumica prej dy të tretave

“Grupet kuvendare u konsultuan për propozim-sektin e Ligjit për amnisti”, deklaroi sot Nola Ismajllovska, deputet e grupi kuvendar të pavarur të OBRM-PUDKM-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”. Ajo tha se tetë deputetët e këtij grupi kuvendar do t’i mbështesin ligjet reformuese ku nevojiten shumica prej dy të tretave.

“Idetë që i kemi tashmë për një periudhë të gjatë i shkëmbyem. Me të vërtetë është një proces përfshirë, tani ajo që bëjmë është konsultimi me ekspertë juridik, secili grup kuvendar konsultohet dhe kur do të caktohet takimi i ardhshëm i Grupit për integrim, reforma dhe pajtim do t’i shkëmbejmë edhe përfundimet e zgjidhjes përfundimtare për ta nxjerrë më të mirën nga të gjitha diskutimet që i kemi pasur deri tani”, deklaroi Nola Ismajllovska nga grupi i pavarur kuvendar i OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo nuk ka informacion se kur do të takohet Grupi për reforma, integrim dhe pajtim dhe nuk din nëse ligji mund të vendoset në seancë të hënë kur duhet të votohen edhe ligjit reformuese që nevojitet shumica e dy të tretave.

“Për ligjet reformuese, dëshiroj që në emër të tetë deputetëve nga grupi kuvendar i pavarur i OBRM-PDUKM-së dhe koalicioni ‘Për Maqedoni më të mirë’, shpreh gatishmërinë të jemi pjesë e këtyre proceseve të rëndësishme për Maqedoninë, për shkak se kjo na detyroi të votojmë”, deklaroi deputetja Ismajllovska.

Ajo shpreson se edhe kolegët e saj nga OBRM-PDUKM do të përfshihen në proces dhe në mënyrë aktive do t’i mbështesin ligjet reformuese./Telegrafi/

Exit mobile version