Telegrafi

Grupi i pavarur i OBRM-PDUKM-së: Të mos hidhet mllefi ndaj të tjerëve

Nëpërmjet një kumtese, grupi i pavarur i deputetëve reaguan ndaj paraburgimeve që ndodhën gjatë ditëve të kaluara duke thënë se “mllefi i njërit rast nuk duhet hedhur ndaj të tjerëve”.

“Procesi i pajtimit që filloi është hap që nuk është i thjeshtë dhe i lehtë, por i nevojshëm për shoqërinë dhe uljen e tensioneve dhe ndarjes mes njerëzve. Institucionet duhet të jenë përgjegjëse ndaj këtij procesi të ndihshëm. Trupin që e formuan duhet të sjellë një periudhë të re, më të qetë, konstruktive dhe drejtuar drejt reformave për të nesërme më të mirë në Maqedoni”, thuhet në kumtesën e grupit të pavarur të deputetëve që votuan ndryshimet kushtetuese dhe që vinin nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Ata janë të vendosur se LSDM-ja në opozitë zëshëm kanë mbrojtur qëndrimin se paraburgimi nuk duhet të jetë masë dënimi. Deklarat e disa funksionarëve, thonë nga grupi kuvendar, janë jopricipiele dhe nuk janë në drejtim të shtrirjes së dorës për fillimin e këtij procesi për pajtim që u angazhua edhe kryeministri edhe deputetët.

“Natyrisht është e rëndësishme edhe ambienti në shoqëri që u krijua pas paraburgimet ditëve të fundit. Megjithatë, sjellja e secili që është pjesë e ndonjë procesi është invidual dhe kështu duhet të matet”, shtohet në reagimin e tyre./Telegrafi/