Site icon Telegrafi

Grupi i pavarur i deputetëve të OBRM-PDUKM-së pret që në qershor të fillojnë bisedimet me BE-në

Grupi i pavarur i deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit për “Maqedoni më të mirë” në takimin një orësh me grupin punues të Këshillit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerim, theksuan pritjet që në qershor të nisin bisedimet me Bashkimin Evropian.

“Angazhimi ynë dhe përkushtimi ynë ndaj proceseve reformuese mbetet prioritet dhe qëllim. Morëm vlerësime për punën tonë të deritashme dhe inkurajim të vazhdojmë në këtë drejtim”, thonë nga grupi i pavarur i deputetëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Zaev: Kërkojmë mundësi për fillimin e bisedimeve në qershor

Siç kumtojnë nga grupi i pavarur i OBRM-PDUKM-së është hapur debat në disa çështje për situatën aktuale politike dhe sfidat e ardhshme të integrimit të Maqedonisë në familjen evropiane./Telegrafi/

Exit mobile version