E plotësuar: Ka përfunduar mbledhja e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa deputetët të kësaj partie nuk janë prononcuar për media.
Ndryshe, tashmë në Kuvend kanë arritur shumica e deputetëve, me përjashtim të atyre të PDK-së.
E plotësuar: Po vazhdon të mbahet mbledhja e Grupit parlamentar të PDK-së. Në këtë mbledhje pritet të vendoset për mbështetjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa.
Ndryshe, tashmë në Kuvend kanë arritur shumica e deputetëve, me përjashtim të atyre të PDK-së.
Telegrafi mëson se PDK është pro rrëzimit të Qeverisë në çdo formë, por sipas burimeve fillimisht janë duke pritur që të prishet koalicioni, në të kundërtën do të votojnë mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë. /Telegrafi/