Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës është duke mbajtur një mbledhje para fillimit të seancës parlamentare.
GP i PDK-së është duke diskutuar lidhur me mbajtjen e seancës konstituive, ndërsa nga raportimet thuhet se PDK po e pret edhe një përgjigje nga AKR-ja.
Ndryshe, edhe Grupi parlamentar i AAK-së dhe Nismës për Kosovën janë duke mbajtur mbledhje.
Seanca e Kuvendit të Kosovës nuk pritet të fillojë në kohën e paraparë, në ora 10:00, pasi deputetët e PDK-së janë ende në takim.