Anëtarët e grupit të kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, Fondacioni Anti-Korrupsion, kanë vendosur “billboarde” në qytetet ruse me kode QR që çojnë në faqen e internetit të fushatës së tyre kundër Vladimir Putinit.
Dhe siç thuhet më tej, ajo shoqërohej me fjalët Rusi dhe Gëzuar Vitin e Ri.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndërsa data për zgjedhjet e ardhshme presidenciale ruse u konfirmua, Navalny u kërkoi mbështetësve të tij të votonin për këdo përveç Putinit.
“Putin i sheh këto zgjedhje si një referendum për miratimin e veprimeve të tij. Një referendum për miratimin e luftës”, tha ai në një deklaratë, duke kërkuar “prishjen e planit të tij”.
Kjo vjen pasi një gjykatë ruse zgjati paraburgimin e dy avokatëve të Navalny deri më 13 mars.
Alexei Liptser dhe Vadim Kobzev janë akuzuar si anëtarë të një grupi ekstremist.
Navalny u dënua në gusht për akuza të reja në lidhje me aktivitetin e dyshuar ekstremist dhe u dënua me 19 vjet të tjera, krahas 11 viteve e gjysmë që ai po kryente. /Telegrafi/