Ministria e Diasporës ka organizuar kuizin e diturisë “Ti je pjesë e atdheut”, dhe në finalen e mbajtur të dielën fitues kanë dalë nxënësit e shkollës shqipe nga Gjermania.
Pjesë e kuizit kanë qenë nxënës shqiptarë nga diaspora; Gjermania, Austria, Zvicra dhe nga Greqia.
Nxënësit garues nga diaspora iu përgjigjën pyetjeve nga lëndë si; Gjuha dhe Letërsi shqipe, Kultura, Histori dhe Gjeografi.
Finalja e kuizit u përshkrua edhe me një pikë instrumentale, një pikë baleti dhe një poezi të recituar nga një mësues i shkollës shqipe në Greqi.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Diasporës, Valon Murati.
“Dua t’i falënderoj në mënyrë të veçantë mësuesit shqiptarë që me përkushtim e vendosmëri e mbajtën dhe vazhdojnë ta mbajnë gjallë identitetin kombëtar, shkollën shqipe në Gjermani, Zvicër, Austri, Greqi e në shumë shtete të botës”, ka thënë Murati.